Flash

Rama paralajmëron portalet: Gjobë të majme për ata që shpifin

Lapsi.al 2 December 2018
Rama paralajmëron portalet: Gjobë të majme për ata që

Në një konferencë të quajtur “News Agencies vs Fake News”, kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet e para nga ajo që deri tani quhet “paketa antishpifje”. Shefi i qeverisë thotë se do të luftohe “lajmet e rreme” përmes përmirësimit të legjislacionit duke përdorur edhe mjetet e dënimit të shpifësve përmes gjobës.

“Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disafish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajmet e vërteta. Natyra tërheqjes së shpifjes, sponsorizimi i lajmeve nga faktorë nga më të ndryshmet. Edhe ne e kemi përjetuar pjesën e kësaj histori të hidhur. Shqipëria e dalë nga vite të tëra izolimi, ka qenë një vend goxha pjellor për sa i takon shpifjeve dhe lajmeve të rreme” - tha Rama.

Sipas tij, ka platforma që nuk dihet se nga kush financohen dhe për çfarë qëllimi marrin këto para.

“Qëllimi nuk është që ne duhet të shkojmë deri tek vendet e BE-së, ku shpifja është pjesë e Kodit penal apo edhe dënohet me burg. Media online është jashtë legjislacionit. Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se 600 portale me parashtesën .al. Nuk dihet se kush i financon dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre.

Ne do të vendosim rregulla, që duke bërë disa ndërhyrja që nuk do të jetë me prekje të Kodit Penal apo civil, por një përditësim të legjislacionit ekzistues. Do të ngremë një institucion të veçantë që do tu përgjigjet ankesave për shqipfjen duke lehtësuar kështu edhe një mundin për të shkuard deri në gjykatë. Do të rrisim gjobat për lajmet e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit. Do ndëshkojmë edhe përhapësin e shpifjeve, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e fillimit”, - shtoi kryeministri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI