Flash

Prokurori italian: Mafia shqiptare ndër më të fuqishmet, kanabisi juaj po pushton Europën

Lapsi.al 2 December 2018
Prokurori italian: Mafia shqiptare ndër më të fuqishmet, kanabisi

Prokurori italian, Nicola Gratteri, prej vitit 2016 është në krye të Departamentit të Antimafias italiane të Katanzaros në rajonin e Kalabrisë. Prej vitit 1989, ai është nën mbrojtjen e shtetit dhe në linjën e parë të luftës kundër mafias kalabreze Ndrangheta. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kreu i antimafias kalabreze shprehet se tashmë edhe mafia shqiptare renditet tek ato më të fuqishmet.

"Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë dhe do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importojë sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata marijuanë të trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të shqetësuar" - thotë Gratteri.

Prokurori i Antimafias italiane shpreh shqetësimin e tij dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

"Ajo çka vëmë re është se për fat të keq sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe lufta e policisë shqiptare në këtë drejtim është pak e butë. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Shikojmë një sistem drejtësie mjaft të ngadaltë e jo në të njëjtin dimension me aktivitetin kriminal që ekziston në Shqipëri" - shprehet prokurori.

Por a investon mafia shqiptare në Itali?

"Është e dukshme se mafiet e huaja që shesin drogë në Europë investojnë paratë e tyre e përfitimet nga aktiviteti kriminal në Europë dhe mafia shqiptare nuk bën përjashtim. Ne mendojmë se mafia shqiptare po investon dhe po blen në Europë".

Prokurori italian shton se ka të dhëna që pjesëtarë të Ndraghetës strehohen në Shqipëri.

"Po ka ndranghetistë që fshihen në Shqipëri. Shkojnë në Shqipëri për aferat e tyre kriminale e rrinë të qetë sepse është më e lehtë për t’u fshehur në Shqipëri si persona në kërkim sesa në Itali"./Ora News/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI