Flash

"Pretendentë për vendin e dytë": Panucci lëshon sfidën pas shortit

Lapsi.al 2 December 2018
"Pretendentë për vendin e dytë": Panucci lëshon

"Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën". Këto janë fjalët e para të teknikut të kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pas hedhjes së shortit në Dublin, për eleminatoret e Euro 2020. Italiani i pankinës kuqezi shpresonte shumë në një short të përballueshëm për të arriotur objektivin kualifikim, atë objektiv të cilin dështoi ta prekte përmes Ligës së Kombeve.

Nuk mund të mos ishte Franca favorite e madhe për të fituar Grupin H, me gjashtë skuadra, në të cilën është shortuar Shqipëria: "Franca është favoritja e madhe. Edhe Turqia dhe Islanda janë të forta".

Megjithatë, ashtu si ka deklaruar edhe në dhënien e ribesimit, pas suksesit me Uellsin në miqësoren e fundit të kombëtares, për Panucci thelbësore është rikuperimi i lojtarëve të rëdësishëm, sepse me ta tekniku e ka konsideruar gjithnjë Shqipërinë të aftë të synojë kualifikimin: "Gjëja më e rëndësishme për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk iu intereson shumë gjendja e lojtarëve por vetëm rezultati. Shqipërinë e shoh duke luftuar me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë".

Fjalë të rëndësishme, optimizëm që ndjehet, sidomos po të kesh parasysh se ka shmangur Gjermaninë në vazon e dytë, që në një grup me 5 skuadra do të ishte fatale. Panucci nuk ka hequr dorë, kuqezinjtë po ashtu: "Duhet ta shkruajmë ne historinë, duhet të bëjmë një luftë për fituar".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI