Flash

Kupa Libertadores: Conmebol jep vendimin final për River-Boca

Lapsi.al 2 December 2018
Kupa Libertadores: Conmebol jep vendimin final për River-Boca

Superklasikja River Plate-Boca Juniors, finalja e kthimit të Kupës Libertatores, "do të luhet në Madrid: vendimi është i pakthyeshëm". Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i CONMEBOL, Alejandro Domínguez, pas dy komunikatave me të cilat dy klubet e Buenos Aires kanë lajmëruar se nuk duan ta luajnë finalen e shumëpritur në Santiago Bernabeu të Madrid. CONMEBOL ka bërë të ditur mënyrën e blerjes së biletave, që nuk janë të transferueshme.

Numri 1 i futbollit latino-amerikan ka bërë të ditur se Daniel Angelici (presidenti i Boca) e Rodolfo D'Onofrio (presidenti i River) i kanë dhënë fjalën ("e për mua fjala ka rëndësi ") se sfida do të luhet në Bernabeu. "Nëse ka dicka për të cilën jam i sigurtë, është se ndeshja do të luhet në Madrid, kjo është e pakthyeshme", ka thënë Dominguez.

Ndërkohë, Conmebol ka zbuluar, përmes një komunikate zyrtare, mënyrën e shpërndarjes së biletave për dy tifozeritë: 5.000 për secilën për rezidentët në Argjentinë e cdo skuadër duhet të bëjë të ditur emrin dhe numrin e dikumentit. Përvec kësaj, biletat e shitura në Argjentinë duhet të tërhiqen fizikisht në Madrid me prezantimin e personit. Për motive sigurie, biletat mund të tërhiqen vetëm nga personat që do ti përdorin, pa asnjë delegim. Biletat nuk janë të transferueshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI