Flash

'Ku je futur Joshua?' Tyson Fury tallet me Anthony Joshua dhe e quan një pulë

Lapsi.al 2 December 2018
'Ku je futur Joshua?' Tyson Fury tallet me Anthony Joshua dhe e quan

Gypsy King Tyson Fury boksoi në mënyrë brilante kundër Bronze Bomber Deontay Wilder për të përfunduar në fund me një barazim, por ky vendim nuk e ka penguar britanikun të sfidojë Anthony Joshua.

Kampioni i trefishtë i peshave të rënda kishte deklaruar se do të flinte në kohën kur të ndesheshin Tyson Fury e Deontay Wilder, por duhet të ketë parë ëndërra të këqija, për nivelin që treguan boksierët.

Kampioni i WBA, WBO dhe IBF kishte bërë të ditur se për cështje pune nuk e kishte të mundur të ishte në Los Angelos për të parë luftimin. Por ishte humbësi i vetëm i mbrëmjes, pasi nuk ndoqi dot shfaqjen sensacionale me gjuhë jashtë nga Fury.

“Ku je futur Joshua - ti pulë?” Fury briti në mikrofon, pas spektaklit që ai dhe Wilder treguan në ring. “Ne jemi dy peshat e rënda më të mëdhenj të botës. Unë jam No1 dhe ai No2. Ne kemi b... të vihemi përballë.”

Kampioni i WBC Wilder kishte gati një amator në teknikë, por fuqia natyrore që zotëron e rrëzoi dy herë Fury dhe gati e nxorri KO.

Dhe Fury që bëri 36 minuta, pas 3 vjetësh pa një ndeshje komeptitive, ishte një sensacion. Tregoi të gjithë nivelin e lartë teknik dhe ishte një pikë larg triumfit.

Përsëritja e ndeshjes është e sigurtë tani, por kjo do të thotë se Anthony Joshua nuk do të ketë një shans të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës deri në 2020.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI