Flash

Kreu i OMONIA-s në Korçë: Duam sqarime për grekët që janë shpallur non grata

Lapsi.al 2 December 2018
Kreu i OMONIA-s në Korçë: Duam sqarime për grekët

Një muaj pas vrasjes së  minoritarit grek, Konstantinos Katsifas në Bularat, ka reaguar edhe kreu i OMONIA-s në Korçë. Në një deklaratë për mediat, Ligoraq Karamelo teksa e cilësoi vrasjen e 35-vjeçarit, si të shëmtuar dhe tragjike, kërkoi nga shteti shqiptar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kreu i OMONIA-s kërkoi ndër të tjera që ministria e Brendshme dhe e Jashtme të japë një shpjegim për shpalljen non grata të eurodeputetes greke, Eleni Theocharous dhe 52 shtetasve të tjerë.

“Vrasja e Kacifas  është një ngjarje tragjike dhe e shëmtuar, kërkojme nga shteti shqiptar të zbardhet e vërteta. Policia tejkaloi kompetencat dhe shkeli të drejtën e jetës së një qytetari të minoritetit grek, duhet transparencë për ecurinë e hetimeve të vrasjes së Kacifas dhe shkaqet pse ndodhi ngjarja.

Kërkojme sqarime nga ministria e Brendshme dhe e Jashtme, për vendimin ekstrem të shpalljes non grata te eurodeputetes qipriotes, Theocharos dhe 52 personave të tjerë.  Mes të shpallurit non grata, kishte edhe qytetare me shtetesi shqiptare, minoriteti grek në Shqipëri të bashkohet dhe ndërgjegjësohet.

Minoriteti të mos i sherbejë interesave politike te maxhorancës, që po krijon një klimë të papranueshme dhe po përhap panik mes minoritareve. Të zbatohen konventat ndërkombëtare, që garantojnë të drejtat e minoritetit”,- u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI