Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

I 'forti' i Shkodrës pritet të burgoset sërish pak pas lirimit

Lapsi.al 2 December 2018
I 'forti' i Shkodrës pritet të burgoset sërish pak pas

Lulzim Kulla (Ademi), i cili u lirua pak ditë më parë nga Gjykata e Gjirokastrës, ka gjasa që në ditët në vijim të arrestohet sërisht me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pasi rezulton të ketë thyer dënimin me 3 vite burgim të konfertuar në shërbim prove për një periudhë prej 3.6 vite.

Brenda periudhës që Kulla duhet të qëndronte në shërbim prove në mënyrë që dënimi ti plotësohej, Kulla ka tentuar të ikë në Greqi, duke kërkuar të kalojë me pasaportë false nga pika doganore e Kakavijës. Sipas burimeve të prokurorisë Durrës, e cila ka kryer dhe arrestimin e parë në 2015, ku Kulla është dënuar për falsifikimin e një pasaporte, prokurorët janë në pritje të marjes së formës së prerë të dënimit me 1.6 vite burg që Kulla mori në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Sipas prokurorisë së Durrësit dënimi me kusht që i ka dhënë gjykata, do revokohet pasi siç ka rezultuar tashmë e provuar dhe me letra konkrete, Kulla ka tentuar të ikë në Greqi, duke thyer kushtin e vënë nga gjykata e Durrësit, për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës. 'I forti i Shkodrës', ka përdorur një pasaportë të falsifikuar me emrin Alfons Deda, pasaportë për të cilën është dënuar me 3 vite burg në 2015 nga gjykata e Durrësit. Mirëpo në atë kohë megjithë prokuroria kishte faktuar se kjo pasaportë ishte fallso, nuk kishte mundur ta sekuestronte fizikisht këtë pasaportë, për ta asgjësuar. Kjo pasi pasaporta është mbajtur e fshehur nga Lulzim Kulla, shkruan 'Shqiptarja.com.

Por pavarëisht kësaj, prokuroria e Durrësit në 2015 ka urdhëruar që pasaporta e falsifikuar me emrin Alfons Deda me numër nr. BD7258000 lëshuar në datë 20 shtator 2012 nga kompania ALEAT, të rregjistrohet si e falsifikuar në të gjitha pikat kufitare të vendit, në mënyrë që sapo të paraqitej një person me këtë dokument, ai të arrestohej dhe pasaporta të asgjësohej.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI