Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Gjermania në krizë për infermierë, gati të financojë edhe shkollimin e tyre në Ballkan

Lapsi.al 2 December 2018
Gjermania në krizë për infermierë, gati të

Për të zbutur situatën emergjente të infermierisë në Gjermani, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit. Ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë, thotë “DW”.

Në marrëveshjen e koalicionit qeverisës gjerman të partisë CDU/CSU dhe asaj socialdemokrate theksohet se në të gjithë Gjermaninë do të punësohen 8.000 infermierë. Por ndërkohë shifra është korrigjuar; tani flitet për punësimin e 13.000 infermierëve të rinj.

Pavarësisht korrigjimit, nga sa tregon gjiganti mediatik gjerman, kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve.

Akoma më urgjente paraqitet situata në kujdesin shëndetësor në shtëpi. Ministry Spahn ka dale me propozimin e ri i cili parasheh qe forcat e nevojshme për kujdesin shëndetësor në Gjermani t’i trajnojë jashtë vendit. Ai sqaroi se nga komisioni parlamentar buxhetor është marrë një shumë prej 9 milionë eurosh, e me këto para mund të gjenden partnerë jashtë Gjermanisë që të shkollojnë forca punëtore për kujdesin shëndetësor.

Forcat e ardhshme punëtore, sipas ministrit, do duhet të mësojnë gjermanisht që në vendin e origjinës. Si vende të mundshme për një projekt të tillë parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba. Por në vendet e prekura të Ballkanit, kjo iniciativë nuk pritet me entuziazëm. Autoritetet maqedonase u shprehen se projekte të tilla vetëm sa e nxisin akoma edhe me shume emigrimin e njerëzve të rinj, të shkolluar mirë./DW/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI