Flash

Fier, paditet 4 abonentë që vidhnin energjinë elektrike

Lapsi.al 2 December 2018
Fier, paditet 4 abonentë që vidhnin energjinë elektrike

Në Fier janë paditur 4 abonentë për vjedhje të energjisë dhe njëri është shpallur në kërkim. Drejtoria Rajonale e OSHEE Fier, përmes strukturës së verifikim matjes dhe ekipeve të posaçme task-forcë zbuluan dhe proceduan në polici 4 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, thuhet në një njoftim të OSHEE.

Skema e përdorur është ndërhyrja në matës dhe rilidhja e paligjshme.

Abonentët janë S.D, A.P dhe A.Z, ndërsa i 4-ti mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Për të katërt abonentët rëndon akuza në bazë të kodit penal, neni 137, sipas të cilit:

OSHEE në njoftimin e saj bën të ditur gjithashtu se, çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Dosja me procedimet po shqyrtohet nga organet kompetente të hetimit, nga ku vendoset mbi masën e dënimit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI