Flash

Zgjedhjet e PD/ Kush janë kryetarët në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Lapsi.al 1 December 2018
Zgjedhjet e PD/ Kush janë kryetarët në Shkodër, Lezhë

Zgjedhjet për strukturat e PD-së në Qarqet e Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës janë mbyllur.

Ndërsa në Shkodër kryetari i ri i PD-së, është Xhevdet Amuli.  Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota janë të pavlefshme.

Në Lezhë mësohet se kryetar i ri Partisë Demokratike është zgjedhur Zef Gjoka.

Kandidat për kreun e kësaj dege ishte edhe Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Zef Gjoka i cili fitoi bindshëm me 306 vota. Mësohet se në procesin e votimit kanë marrë pjesë rreth 339 votues.

Zef Gjoka ka qenë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar, dhe për 4 vitet e ardhshme do të drejtojë demokratët e Lezhës.

Në Vlorë, Genc Deromemaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike me vetëm 12 vota diferencë. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 352 votues.  Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 nga rradhët e PD-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI