Flash

Shifrat e frikshme të Juventus: nuk ka rivalë për bardhezinjtë, tani +11 dhe një rekord në Serie A

Lapsi.al 1 December 2018
Shifrat e frikshme të Juventus: nuk ka rivalë për

Një tjetër provë force e Juventus, gjithnjë e më tepër dominuese e kampionatit: edhe Fiorentina përulet përpara Zonjës së Vjetër, që e sheh veten, në 14 javë, 11 pikë përpara vendit të dytë të Napolit, që ka një ndeshje për të luajtur të hënën. Në Artemio Franchi përfundon 0-3, 40 pikë në krye të klasifikimit, asnjë humbje dhe një rekord i ri i vendosur. Asnjë skuadër në historinë e Serie A, në kaq ndeshje të luajtura, nuk kishte arritër këtë shifër pikësh.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pn/PN6M.mp4

E duruar, me vetëbesim, e maturuar, solide. Eshtë një Juventus që të fut frikën e që në Itali nuk ka rivalë të asnjë lloji. Edhe në Franchi tregoi fuqinë e një orkestre të mrekullueshme ku mund të ndryshojnë skemat e interpretuesit, por jo rezultati. Rodrigo Bentancur, Giorgio Chiellini e Cristiano Ronaldo morën duartrokitjet e një fitore që i futi bardhezinjtë në histori...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/k0/k0Q1.mp4

STATISTIKAT

• Juventus - e vetmja skuadër në pesë kampionatet më të rëndësishëm europian që është ende e pamundur në transfertë në 2018 - konfirmohet formacioni me mesataren më të lartë të pikëve jashtë shtëpisë në vitin kalendarik në zhvillim (2.7).

• Juventus ka marrë 40 pikë në 14 javët e para të Serie A 2018/19: rekord në historinë e kompeticionit në po kaq ndeshje të luajtura.

• Juventus ka shënuar të paktën dy gola në të shtatë transfertat sezonale në Serie A.

• Përpara Cristiano Ronaldo, i fundit debutues tek Juventus që kishte shënuar 10 gola në Serie A, pas 14 ndeshjeve të para, ishte John Charles në 1957/58.

• Juventus ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A kundër Fiorentina (1 barazim).

• Për herë të parë në këtë kampionat, Juventus nuk ka bërë goditje në portën kundërshtare në 10 minutat e para të lojës.

• Goli i fundit i Giorgio Chiellini në Serie A është shënuar në tetor 2016, edhe atëherë me asist të Juan Cuadrado.

• Leonardo Bonucci ka luajtur ndeshjen e 300ª si titullar në Serie A.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ek/EkW1.mp4

Të këshilluara

Video / Rekordi i mashtrimit në Kinë

Kanë arritur një super kohë!!! Dhe çfarë rekordi personal!!! Atletë të stërvitur mirë? Jo, janë thjesht mashtrues!  Sepse super koha në fjalë në realitet ës...

16:55

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI