Flash

Reporterët pa Kufij: Presioni mbi mediat në Shqipëri dhe gazetarët e rrezikuar...

Lapsi.al 1 December 2018
Reporterët pa Kufij: Presioni mbi mediat në Shqipëri dhe

Reporterët pa Kufij kanë publikuar raportin për vitin 2018, ku janë përfshirë edhe 3 gazetarë shqiptarë si të kërcënuar nga krimi dhe politika, Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Collaku. Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike.

Disa prej të intervistuarve janë aktualisht nën mbrojtjen e policisë, pasi kërcënohen nga krimi i organizuar për shkak të raportimeve të tyre.

Sipas raportit, mbi 30 gazetare në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej nisjes së vitit 2017. Reporterët pa kufij kanë kanë disa muaj që kruyejnë kërkime për realizimin e këtij raporti, përfshirë edhe intervista me gazetarë të piketuar, kolegët dhe familjarët e tyre.

“Krimi i organizuar nuk njeh kufij”- thotë raporti. Të paktën 10 gazetarë janë vrarë këtë vit në Brazil, Kolumbi dhe Meksikë. Kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë, sepse kriminelët dhe politikanët shpesh bëhen aleatë kundër gazetarëve dhe pandëshkueshmëria mbretëron nëpër vende të ndryshme në botë.

Në Indi, Kamboxhia dhe disa vende afrikanë, grupet kriminale pasurohen duke thyer të gjitha rregullat e mjedisit duke vjedhur burimet natyrore. Gazetarët që kanë hedhur dritë mbi trafikimin e mineraleve, drurit dhe naftës janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh.

Edhe Europa nuk i ka shpëtuar një rreziku të tillë. Të paktën dy gazetarë janë vrarë në lidhje me punën e tyre gjatë dy vieteve të fundit: Daphne Galizia iu vu bombë poshtë makinës në Maltë në tetor të 2017, ndërsa Ján Kuciak e qëlluan për vdekje së bashku me të fejuarën në shkurt të 2018. Në Itali, 10 gazetarë janë nën mbrojtjen e plotë të policisë ditë e natë, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë.

en_rapport_mafia_web_0

Të këshilluara

Kryebashkiaku Veliaj — makinë tenderimesh

Në më pak se tre vjet, që nga ardhja në pushtet e Erion Veliajt, Bashkia Tiranë ka tenderuar rreth 242 milionë euro para publike ose rreth 80 milionë euro në vi...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI