Flash

Ndalohet gomonia me 14 milionë euro drogë në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Lapsi.al 1 December 2018
Ndalohet gomonia me 14 milionë euro drogë në Itali, dyshohet se

Një gomone rreth 15 metra e gjatë, me 1.5 ton marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria, është kapur në bregun Torre Cane në Itali.

Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ave dhe të pa punë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga anija.

Dy kontrabandistët u përpoqën t’i shpëtojnë policisë duke u larguar me një një varkë, por të ndodhur mes shkëmbinjve u “mbërthyen” nga autoritetet italiane.

Operacioni zgjati gjatë gjithë natës së djeshme ku u sekuestruan 1.5 ton drogë në 80 paketime plastike.

Sipas mediave italiane kjo është një sasi e jashtëzakonshme, vlera e së cilët po të shitej do të arrinte në 14 mln euro.

Bari Today shkruan se droga kishte si destinacion shitjen në sheshet e qytetit të Barit.

Të këshilluara

Kryebashkiaku Veliaj — makinë tenderimesh

Në më pak se tre vjet, që nga ardhja në pushtet e Erion Veliajt, Bashkia Tiranë ka tenderuar rreth 242 milionë euro para publike ose rreth 80 milionë euro në vi...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI