Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Julia Roberts sfidon familjen Kardashian

Lapsi.al 1 December 2018
Julia Roberts sfidon familjen Kardashian

Është padyshim një ndër aktoret më të talentuara të “Hollywood-it”, e cila numëron suksese të panumërta me rolet e saj protagoniste. Por Julia Roberts duket se nuk ka të njëjtin sukses me rrjetet sociale, pasi në “Instagram” numëron vetëm 3 milionë ndjekës. E ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, aktorja u surprizua kur mësoi se DeGeneres kishte 60 milionë ndjekës, ndaj vendosi të marrë masa drastike.

“Unë duhet të kem të paktën 51 milionë më shumë ndjekës pra” – tregoi duke qeshur aktorja, duke iu referuar moshës së tyre.

Por si gjithmonë, DeGeneres është eksperte e rrjeteve sociale dhe gjithmonë në gadishmëri për të ndihmuar. Ellen pozoi së bashku me Roberts me detin në sfond, ndërsa e kishte shndërruar aktoren në një “Kardashian” të vërtetë, pra e veshur me bikini dhe forma bombastike.

Gjithsesi, aktorja e “Pretty Woman” nuk dukej fort e bindur se kjo do të funksiononte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI