Flash

Habit Muç Nano, ka një ide origjinale për persekutimin e fëmijëve, familjet e të cilëve kanë ndërtuar pa leje

Lapsi.al 1 December 2018
Habit Muç Nano, ka një ide origjinale për persekutimin e

Mustafa Nanos i është bërë zakon prodhimi i ideve origjinale. Ai ka folur gjithashtu edhe për ata që kanë ndërtuar pa leje tek Unaza e Re. Gjatë monologut të vet në emisionin "Provokacija" duke i quajtur ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme "qytetarë të padenjë i këtij vendi" ai ka hedhur propozimin:  "Sikur ta kisha unë në dorë, bashkë me legalizimin, do t’u bëja edhe ndonjë penalizim. Fjala vjen, do të ndaloja fëmijët e tyre që të punësoheshin në shtet për tridhjetë vitet e ardhshme" ka thënë Nano.

Nano ka thyer çdo rekord duke pranuar një princip të rrëzuar bashkë me diktaturën komuniste atë të penalizimit të fëmijëve për shkak të bëmave të prindërve. Dhe këtë e ka bërë në bazë të idesë së tij se zabtimi i trojeve pa leje është "plaçkitja më e madhe e këtij vendi", pra më e madhe se ajo që bëjnë oligarkët në bashkëpunim me qeverinë. Pra plaçkitja e banorëve sipas autorit të "Provokacija" është më e madhe se ajo që po bëjnë në bashkpunim Rama, Biba, Salillari dhe Viktoria që pa tender e shpunë në 40 milionë euro çmimin e kilometrit.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI