Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Gjermania: "JO" Shqipërisë së Madhe, "JO" ndryshimit etnik të kufijve

Lapsi.al 1 December 2018
Gjermania: "JO" Shqipërisë së Madhe, "JO"

"Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.” Kështu thuhet në një dokument të ministrisë së jashtme Gjermane ku theksohet gjithashtu se ky vend është kundër krijimit të një Shqipërie të madhe, pra bashkimit me Kosovën, gjë të cilën e ndalon edhe kushtetuta e këtij vendi. Në një dokument të hollësishëm të përgatitur nga diplomatët gjermanë, për tiu përgjigjur pyetjes së deputetëve të partisë ekstremiste të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, AfD thuhet se "...në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare „Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër".

Lexo më tej:

Anxhela Merkel insiston: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Deputeti i Merkel: S'ka BE për Serbinë nëse nuk njeh Kosovën

Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon.  Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD),  raporton Deutsche Welle-s. Partiae ekstremit të djathtë  i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas (foto lart me merkel) në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij që vlerësuan Shqipërinë si garante të paqes në rajon. “Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Pyetjet më pikante të AfD, që lidhen edhe me debatin e madh për shkëmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë që mund të çojë më pas edhe në krijimin e një Shqipërie të madhe janë ato lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç quan ajo “Shqipëria e Madhe”. Por përgjigjja është pa ekuivoke: ”Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën”, përgjigjet Ministria e Jashtme.

Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare "Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike” thuhet në dokument ku përsëritet edhe njëherë ajo që ka thënë edhe kancelarja Anxhela Merkel edhe ministri i jashtëm Heiko Maas se ndryshimi i kufinjve është një hapje e kutisë së pandorës dhe se Gjermania është kundër rikthimit tek shtetet etnike.

©Lapsi.al

Portret/ John Bolton, njeriu që pëshpërin në veshin e Trump për ndarjen e Kosovës

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI