Flash

'Der Spiegel' nxjerr skenën si Ronaldo përdhunoi modelen në Las Vegas

Lapsi.al 1 December 2018
'Der Spiegel' nxjerr skenën si Ronaldo përdhunoi modelen

Akuza të reja për Cristiano Ronaldo në lidhje me përdhunimin e pretenduar në 2009 ndaj ish-modeles amerikane Kathryn Mayorga të publikuara nga 'Der Spiegel'. Revista gjermane citon dokuemnta të tjera: bëhet fjalë për dy pyetësorë: i pari në gusht dhe i dyti në dhejtor, që flasin për natën e supozuar tw pwrdhunimit  dhe ku CR7 ka dhënë përgjigje që nuk korrespendojnë mes tyre.

Cristiano Ronaldo ka pranuar se akuzuesja për përdhunim ka thënë disa herë jo përpara se ata të kryenin marrëdhënie seksuale në një hotel të Las Vegasit, sipas dokumenteve të zbuluar së fundmi. Dokumentet, që janë në pronësi të Der Spiegel, përmbajnë një pyetësor ku ylli i Juventus-it, ka pranuar se amerikania Kathryn Mayorga, i ka thënë jo disa herë para se tw të dy tw bënin seks në Hotels Palms Place gjatë qershorit të vitit 2009.

Futbollisti portugez ka pranuar se ishte e vështirë, ajo nuk dorwzohej, por se ai i ka kërkuar falje pasi kishte mbaruar punë. Në dokumentet e krijuara në shtatorin e vitit 2009, Ronaldo identikohet

si X dhe Ms Mayorga si Ms C.

Avokati ka pyetur futbollistin: “Çfarë është thënë nga ty dhe çfarë është thënë nga Ms. C? Ronaldo thuhet të jetë përgjigjur: “Ajo tha se nuk ishte e gatshme të bënte seks, pasi sapo ishin takuar. Por prapëseprapë më kapi k****.”

Futbollisti më pas është pyetur të përshkruajë se çfarë ka ndodhur, duke filluar me kontaktin e parë fizik. “Ia bëra nga anash. Ajo u bë vetë gati. Po qëndronte shtrirë në anësore, në krevat dhe unë

hyra nga mbrapa. Ishte e vështirë. Nuk ndryshuam pozicion. Zgjati pesë/shtatë minuta.

'Der Spiegel' ka cituar një dokument me 41 faqe me titullin "pyetje për klientin" dërguar nga studio legale Lavely & Singer për avokatin e portugezit Cristiano Ronaldo: Carlos Osorio de Castro. Ajo qw bie nw sy në periudhën mes e katër muajve përgjigjet e disa pyetjeve janë të ndryshme: Pyetjes nëse "Zonja C ka ngritur zërin ose ka bërtitur?", CR7 në gusht i është përgjigjur: "Tha jo dhe u ndal disa herë", ndërsa në dhjetor është përgjigjur thjesht "Jo".

Der Spiegel' ka vwnw re edhe njw kundwrthwnie tjetwr nw deponimin e CR7:

Pyetja: "Zonja C a ka thënë ndonjë gjë pasi patët raport seksual?".

Versioni i parë: "Më pas ajo tha: 'Qelbësirë, më detyrove, idiot, nuk jam si të tjerat'. I thashë, 'Më vjen keq '.

Versioni i dhjetorit: "Jo".

Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI