Flash

Zhbllokohet KLGJ/ Zaganjori mbledh gjyqtarët për zgjedhjen e 6 anëtarëve

Lapsi.al 30 November 2018
Zhbllokohet KLGJ/ Zaganjori mbledh gjyqtarët për zgjedhjen e 6

Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është zhbllokuar edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një tjetër organ i rëndësishëm i krijuar nga Reforma në Drejtësi që do të zëvendësojë funksionet e KLD-së. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja e mbledhjes vjen pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja e thirrur nga Zaganjori8 është njoftuar për në datën 12 dhjetor nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë nga radhët e gjyqësorit, shkruan Shqiptarja.com.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa pesë anëtarët e tjerë të KLGJ i përkasin radhëve të avokatisë dy anëtarë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një nga Shoqëria Civile. Kuvendi ka votuar disa muaj më parë përzgjedhjen e 5 anëtarëve jo gjyqtarë për në KLGJ, të cilëve do t'iu bashkëngjiten 6 anëtarët gjyqtarë, për të bërë funksionale një prej institucioneve kyçe të drejtësisë.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Në vijim të njoftimit të datës 22.08.2018 lidhur me rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë paraqitur kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.

Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët për anëtar të KLGJ-së nga radhët e gjyqësorit:

Nga Gjykata e Lartë:

1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

6. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ

Avokatia

Fatmira Luli

Alban Toro

Pedagogët

Erion Muharremaj

Maksim Qoku

Shoqëria civile

Naurela Llagami

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI