Flash

Unaza e Re, Basha: Në 40 milionë euro investim, 30 janë vjedhje

Lapsi.al 30 November 2018
Unaza e Re, Basha: Në 40 milionë euro investim, 30 janë vjedhje

Kreu i Partisë Demokratike u rikthye mbrëmjen e sotme në Unazën e Re, ku iu bashkua protestës së përditshme të banorëve të Astirit. Bashkë me Bashën ishin dhe deputetë demokratë.

Ndërsa banorët kishin bllokuar qarkullimin dhe thërrisnin "Qeveri hajdute", Basha e përforcoi këtë akuzë duke deklaruar në 40 milion euro investim në projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, rreth 30 milion janë vjedhje.

"Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit", tha Basha.

I pyetur nëse PD do bëjë padi mbi këto akuza, Basha tha: "Ka një padi nga banorët, heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur, e bërë palë me vjedhjen".

Kreu i Partisë Demokratike tha gjithashtu se banorët po mbahen në presion vazhdimisht, por i garantoi se opozita do të jetë përkrah tyre në këtë kauzë të drejtë për ta.

Të këshilluara

Bullgaria kërkon blerjen e Telekom Albania

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të teleko...

16:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI