Flash

‘Shtyu të parën gruan, pastaj vetë”, zbardhet dëshmia tronditëse për çiftin në Berat

Lapsi.al 30 November 2018
‘Shtyu të parën gruan, pastaj vetë”, zbardhet

“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vetë”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Berat, ku një çift bashkëshortësh u hodhën nga kati i tetë i një pallati.

'News 24' ka siguruar dëshmi të banorëve të zonës, të cilët rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në bakllonin e shtëpisë. Duke iu referuar burimeve policore, Petova bënë me dije se Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’

Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë. Burime policore bëjnë me dije se ka dyshime se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, por siç duket gruaja ishte penduar në çastin e fundit, ndaj edhe ka ndërhyrë burri. Familjarët e viktimave pohojnë se ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.

Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat. Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.

[video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/berat.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI