Flash

Shkon në 11 numri i kallëzimeve për agjencinë që mashtronte qytetarët me bileta false

Lapsi.al 30 November 2018
Shkon në 11 numri i kallëzimeve për agjencinë që

Në policinë e Tiranës janë regjistruar edhe 4 kallëzime të reja për 24-vjeçaren Marina Maze (Tasho) e ndaluar për “mashtrim”. Ajo ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga gjykata. Ajo është drejtuese e një agjencie udhëtimesh me emrin “Tasho’s Travel Agency” e përfshirë sipas policisë në një skemë mashtrimi. Qytetarë të ndryshëm që kanë prerë bileta udhëtimi në këtë agjenci janë mashtruar pasi kanë paguar paratë për bileta që në fakt nuk kanë ekzistuar. Sipas asaj që raporton Panorama në numrin e sotëm janë edhe 4 raste të reja që u bashkohen 7 kallëzimeve të para.

Tasho është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës, pasi kishte për t’u kujdesur për fëmijën e saj 3-muajsh. Ajo ka premtuar se do t’ua kthejë paratë personave që kanë paguar e prenotuar bileta udhëtimi, madje për këtë arsye ka nxjerrë në shitje edhe shtëpitë. Tasho është administratore e agjencisë turistike “Tasho’s Travel Agency”, që ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, e cila është e mbyllur që prej datës 22 nëntor. Ajo dyshohet se ka mashtruar rreth 11 persona me biletat e udhëtimit. Ka qenë një qytetare që kishte prenotuar një sasi të madhe biletash për një dasmë në SHBA, ajo që ka zbuluar fillimisht rastin, pasi ra pre e mashtrimit.

Më tej, viktima të këtij mashtrimi kanë rënë edhe qytetarë të tjerë që dëshironin të udhëtonin drejt vendeve të BE-së apo edhe në Azi. Në katër rastet e reja, bëhet fjalë për një dëm prej rreth 3 mijë eurosh që u është bërë katër qytetarëve që kanë prenotuar biletat, pa i kryer dot udhëtimet. Edhe ata, si 7 të parët, nuk kanë mundur të kontaktojnë dot me pronaren e agjencisë, pasi e kanë gjetur zyrën e saj të mbyllur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI