Flash

Prej janarit një zyrtar ndërlidhës i EUROPOL në Policinë e Shtetit

Lapsi.al 30 November 2018
Prej janarit një zyrtar ndërlidhës i EUROPOL në

Bashkimi Europian forcon luftën kundër krimit të organizuar. Ambasadori i BE-së në Tiranë,Luigi Soreca, në një postim në twitter thotë se bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë.

"Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për BE, Europol dhe Italinë, të cilat së bashku me Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë ngritur rrjetin ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar".

Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës i Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019, është një hap i rëndësishëm thotë Soreca.

"Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI