Flash

Mema nuk heq dorë, por e ka me Dokën: "Nuk e di se si mundet të vazhdojë"

Lapsi.al 30 November 2018
Mema nuk heq dorë, por e ka me Dokën: "Nuk e di se si mundet

Tirana ka pësuar një tjetër humbje dhe është praktikisht një deja vu e ndeshjeve të fundit, për mënyrën se si i ka pësuar golat. Tekniku Ardian Mema nuk po arrin ta kurojë këtë sindromë të bardhebluve, por këtë herë në golin e pësuar nga rivënia anësore, e ka humbur krejt durimin, duke vënë nën akuzë Albi Dokën.

"E njëjta tablo siç ka ndodhur në ndeshjet e kaluara - the tekniku pas ndeshjes -. Të them të drejtën nuk luajtëm më mirë se Partizani, por problemi ishte tek rivënia. Të pësosh golin nga një rivënie anësore është realisht problem. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodhë. Konkretisht është Doka, nuk e di se si mundet të vazhdoj në këto kushte".

Mbrojtësi i djathtë, që mendohej një prej talenteve të së ardhmes për Tiranën, ka qenë nën akuzë edhe nga ish-tekniku Ze Maria për rendiment të pamjaftueshëm.

Vetëm dy pikë në gjashtë ndeshje për Memën në pankinë: shifra aspak optimiste, gjë që reflektohet edhe në deklaratën evazive të teknikut për të ardhmen: "Në çdo moment një trajner futbolli mendon punon dhe shpreson. Janari është disi i shkurtër dhe këta lojtarë do jenë pak a shumë. Nëse unë do jem trajner i Tiranës, do të shohim se çfarë mund të bëjmë për përzgjedhjen dhe menaxhimin e Tiranës".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI