Flash

Mardhënia e Jay Z dhe Kanye West sa vjen e përkeqësohet

Lapsi.al 30 November 2018
Mardhënia e Jay Z dhe Kanye West sa vjen e përkeqësohet

Fillimisht, le ta nisim me fjalinë se Jay Z dhe Kanye kanë një histori me njëri tjetrin! Dikur miq të ngushtë që bashkëpunuan për një album të tërë bashkë, tanimë marrëdhënia mes tyre çalon pasi siç e dimë: Kanye mbështet Donald Trumo, Jay Z dhe Beyonce nuk shkuan në dasmën e Kardashian – Ëest dhe ekziston edhe një diskutim i tretë nëse Jay Z i dha Kanye-s 20 milionë dollarë. Listës do t’i bashkohet tanimë edhe një këngë fringo e re me titullin “What’s Free” e Jay Z, që duket se i dedikohet Kim Kardashian dhe Kanye West.

Jay këndon:

“Jo kapele e kuqe, jo Michael dhe Prince, unë dhe Ye

Ata u ndanë nga ty kur ti morë ADN-në e Michael dhe Prince, uh

Nuk është një nga ato djemtë që ti solle

Shtëpia ime duket si një resort, shtëpia ime është më e madhe se e jotja

Bashkëshortja… (Hë pra, burrë)

Rruga ime është më e mirë, sigurisht”

Le ta analizojmë:

Sigurisht, që kapelja e kuqe është një aksesor i reperit Kanye, së fundmi ku shkruhet: “Bëje Amerikën të mrekullueshme sërish”. Kjo kapele mbahet nga të gjithë mbështetësit e Trump!

Jay Z është martuar me Mbretëreshën e muzikës, Beyonce ndërsa Kanye u martua me Kim në 2014. Fakti që çifti i famshëm mungoi në dasmë, mërziti shumë reperin Kanye. Por burime pranë tyre sqaruan më vonë se ata u justifikuan me faktin se nuk i kishin mirë marrëdhien në çift, por në fakt e vërteta është se Bey nuk e ka aspak qejf Kim-in. Ndaj në vargjet e këngës së re “Bashkëshortja ime…. (Hë pra, burrë) është më e mirë”, sigurisht që po flet për Bey-n!

Vargjet për Michael Jakson dhe Prince mund t’i referohen debatit të atëhershëm, ku dyshohej se Prince tentoi të shtypte me makinë Michael Jakson. “Cosmopolitan” sqaron se Jay Z nuk ka dëshirë që ata të përfundojnë si Michael dhe Prince.

Dhe fjalin e fundit “Rruga ime është më e mirë, sigurisht”, Jay Z i vendos pikën se jeta e tij, pra familja, karriera dhe suksesi janë shumë herë më lart se ajo e ish-kolegut të tij, Kanye West. Pra siç e shihni, kjo histori sapo nisi sërish kur të gjithë menduam se i kishin dhënë fund!

Të këshilluara

Nicki i rikthehet sherrit me Cardi B

Nicki Minaj paska në plan që të rindezë sherrin me Cardi B, pasi ka punësuar dy banakiere, të cilat po përgatiten të padisin reperen. Baddie Gi dhe Jade akuzuan...

16:41

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI