Flash

Makina përplaset me kamionin, humb jetën pasagjeri, rëndë shoferi

Lapsi.al 30 November 2018
Makina përplaset me kamionin, humb jetën pasagjeri, rëndë

Një aksident mes një kamioni dhe një makinë në Peqin shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur.

52-vjeçari po drejtonte kamionin kur u përplas me makinën tip "Ford" me drejtues 31-vjeçarin A.K., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI