Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Lady Gaga nderohet me çmim, përlotet në skenë (VIDEO)

Lapsi.al 30 November 2018
Lady Gaga nderohet me çmim, përlotet në skenë (VIDEO)

Lady Gaga ka marrë pjesë në ceremoninë e ‘American Cinematheque Award Presentation’, mbrëmjen që lamë pas dhe u vlerësua me një çmim për pjesëmarrjen në ‘A star is born’.

Gjatë fjalimit  këngëtarja nuk mundi të ndalë lotët. Teksa fliste për punën me kolegun e saj Bradley Cooper, ajo e cilësoi si mrekulli gjithçka kishte përjetuar.Kujtojmë se emri i vërtetë i këngëtares është Stefani Germanotta, jo më kot lidhja e saj me filmin është shumë e fortë.

“I jam larguar Stefanisë për një kohë të gjatë. I vura vetes një ‘veshje superheroi’ të cilën e quajta Lady Gaga dhe u largova prej së vërtetës. Ti më sfidove të futem në skutat më të thella të vetes sime që kisha kohë pa i parë. Unë u bëra sërish ajo, Stefania”,-u shpreh këngëtarja teksa i drejtohej kolegut të saj.

Filmi që bashkoi Lady Gagën me Cooper ka marrë kritika pozitive dhe është vlerësuar me shumë çmime.

https://www.youtube.com/watch?v=2WRDNs3KSDw

Të këshilluara

Nicki i rikthehet sherrit me Cardi B

Nicki Minaj paska në plan që të rindezë sherrin me Cardi B, pasi ka punësuar dy banakiere, të cilat po përgatiten të padisin reperen. Baddie Gi dhe Jade akuzuan...

16:41

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI