Flash

Kontrabandë me fruta të thata, arrestohet doganieri i Kapshticës dhe tre persona të tjerë

Lapsi.al 30 November 2018
Kontrabandë me fruta të thata, arrestohet doganieri i Kapshticës

Katër persona, mes tyre një doganier në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë arrestuar pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se u arrestua shtetasi L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.

"Ai akuzohet për "Shpërdorim detyre" pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu u arrestuan edhe R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç, P. V, 45 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

"Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve", sqaron policia.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Bullgaria kërkon blerjen e Telekom Albania

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të teleko...

16:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI