Flash

Kjo është letra që shkruajti Ariana Grande pas tragjedisë në Manchester

Lapsi.al 30 November 2018
Kjo është letra që shkruajti Ariana Grande pas tragjedisë

Majin e kaluar, Ariana dhe fansat e saj ishin viktima të një sulmi terrorist që rezultoi me 22 viktima dhe 500 të plagosur.

Që prej asaj kohe, Ariana ka qenë mjaft e hapur rreth mënyrës sesi e ka përjetuar diçka të tillë, dhe madje do të publikojë edhe një seri dokumentaresh për tragjedinë.

Në episodin e katërt të këtyre dokumentareve në YouTube, Ariana publikoi një letër që e kishte shkruar 8 muaj pas sulmit dhe që është mjaft prekëse.

Ajo shkruan se ky sulm terrorist e la atë “pa fjalë dhe me pikëpyetje për pjesën tjetër të jetës” dhe se i dukej “e pamundur të rimarrë veten plotësisht”.

Disa nga episodet e dokumentarit shfaqin pamjet e këngëtares duke qarë në Hong Kong, ndalesa e fundit e turneut të saj.

Më poshtë letra e plotë e Ariana Grande:

“Po ju shkruaj këtë 22 shkurt 2018,

Janë bërë 8 muaj prej sulmit në shfaqjen tonë në Manchester Arena. Është e pamundur të dish nga t’ja nisësh apo çfarë të thuash për këtë. 22 maji 2017 do të më lërë pa fjalë dhe të mbushur me pikëpyetje për pjesën tjetër të jetës.

Muzika është arratisje. Muzika është gjëja më e sigurt që njoh. Muzika-muzika pop dhe kultura ‘stan’ (e grupimeve të fansave të zjarrtë) është diçka që i bashkon njerëzit, i prezanton me ata që bëhen shokë të ngushtë dhe i bën të ndihen të lirë të jenë vetvetja. Është rehati. Është qejf. Është mundësi shprehjeje. Është lumturi. Është gjëja e fundit që mund t’i bëjë keq dikujt. Është siguri.

Kur diçka kaq e kundërt dhe kaq helmuese zë vend në botën tënde që supozohet të jetë gjithçka përveç kësaj… është aq shokuese dhe aq zemërthyese sa duket se është e pamundur që ta rimarrësh veten më pas.

Shpirti i njerëzve në Manchester, i familjeve të prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme dhe i fansave të mi në të gjithë botën na ka shenjuar të gjithëve neve për pjesën tjetër të jetës. Dashuria e tyre, forca dhe solidariteti më tregoi mua, ekipit tim, balerinëve të mi, grupit tim dhe të gjithë atyre pranë meje që të mos dorëzohemi. Që të vijojmë përpara edhe në momentet më të trishtueshme. Që të mos lëmë urrejtjen të fitojë. Në vend të saj, të dashurojmë sa më shumë që të mundemi dhe të vlerësojmë çdo moment. Njerëzit në Manchester bënë të mundur që të ndryshonin këtë ngjarje që tregoi më të keqen e njerëzimit, në një ngjarje që tregoi bukurinë më të madhe të njerëzimit. ‘Si një gjurmë dorë në zemrën time…’

Mendoj për Manchester-in në mënyrë të vazhdueshme dhe do ta mbaj këtë kujtim me vete për gjithë jetën”.

Të këshilluara

Rita Ora, në lidhje me aktorin amerikan

Sipas ‘The Sun’ këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield që është bërë i njohur me rolin e ‘Spider-Man-it' janë në hapat e ...

12:00

Sylvester Stallone:Asnjëherë më Rocky

Duket se tashmë i ka ardhur më të vërtetë fundi dhe pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave të realizuar, Silvester Stallone var dorezat e Rocky Balboas në gozh...

11:30

Kënga Magjike 2018, zbulohen datat

Këtë vit është edicioni i 20-të i festivalit të ‘Këngës Magjike’ ku këngëtarët konkurojnë me njeri –tjetrin  për çmimet e shumta dhe vendin e parë. Faqja zyr...

16:00

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI