Flash

IFFHS i vë vulën, se kush do ta fitojë edhe Topin e Artë

Lapsi.al 30 November 2018
IFFHS i vë vulën, se kush do ta fitojë edhe Topin e Artë

Në pritje të dorëzimit të Topit të Artë, ku duket favorit, Luka Modric merr një tjetër cmim me vlerë të madhe: sipas Federatës Internazionale të Historisë e Statistikave të Futbollit, kroati është futbollisti më i mirë i 2018. Mesfushori i Real Madrid ka fituar përpara Messi e Hazard në klasifikimin e ndërtuar nga një juri prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota.

Modric ka fituar me 272 pikë përpara Messi (144 e që kishte fituar tre edicionet e fundit të cmimit IFFHS) e Hazard (114). Duket një cështje e mbyllur shpresa e Cristiano Ronaldo për Topin e Artë, duke qenë se portugezi nuk ka fituar asnjë trofe për vitin kalendarik dhe vendi i 10 në renditjen e IFFHS tregon më shumë se cdo gjë.

PORTIERE: TRIUMFON COURTOIS

Për sa i përket portierëve, Thibaut Courtois ka marrë vendin e parë me 181 pikë përpara Hugo Lloris e Gianluigi Buffon (fitues i vitit të kaluar), në vendin e fundit të podiumit me 59 pikë.

TRAJNERE KLUBI: NUK MUND TE MOS ISHTE ZIDANE

Champions League e fituar në qershor e imponoi Zinedine Zidane në vendin e parë mes trajnerëve të klub: 296 pikë, tepër i shkëputur nga Klopp (109) e Guardiola (105).

TRAJNERE KOMBETARE: TJETER SUKSES PER DESCHAMPS

Botërori sigurisht që mbretëron: i pari Deschamps (Francë) me 304 pikë, duke mbajtur pas Zlatko Dalic (Kroaci) me 198. Podiumi kompletohet nga Martinez (Belgjikë) që mundi Cherchesov (Rusi). Deschamps bëhet kështu tekniku i katërt francez që fiton këtë trofe pas Jacquet (1998), Lemerre (2000) e Santini (2003).

Të këshilluara

Video/ Dudelange përmbys Milan në San Siro

Katastrofë për Milan në San Siro, që nga avantazhi e sheh veten të përmbyset nga Dudelange. Sapo ka nisur pjesa e dytë e sfidë, për skuadrën nga Luksemburgu ka...

20:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI