Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Grekët mblidhen sërish në Bularat për të dyzetat e Kacifas

Lapsi.al 30 November 2018
Grekët mblidhen sërish në Bularat për të dyzetat e

Dhjetëra qytetarë grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat të Gjirokastrës. 8 dhjetori është dita kur do të zhvillohen të 40-tat e Konstandino Kacifas, i cili u vra nga RENEA pas qëlloi me armë ndaj tyre dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Mediat greke kanë shpërndarë prej kohësh njoftimet mbi këtë datë, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe mënyrat e kontaktit për të gjithë ata që duan të marrin pjesë si dhe detajet e ceremonisë përkujtimore që është parashikuar të mbahet të shtunën e 8 dhjetorit, në orën 11:00 me orën lokale, në kishën e Shën Athanasit në Bularat. Siç thuhet në mediat greke për këtë qëllim janë vënë në dispozicion disa autobusë.

“Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë përkujtimore duhet të regjistrohen deri në datën 5.12.2018, ndërsa kostoja e udhëtimit është 30€. Lutemi për të gjithë ta shpërndajmë . Të jemi këtu  me një mesazh të fuqishëm Të vendosur! Të çojmë mesazhin tonë për atdheun tonë .Për dheun tonë. Eshtë gjëja më e paktë që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e Kostës sonë”,- thuhet në shkrim.

Mbi 1000 shtetas grekë erdhën në Bularat një muaj më parë, në 8 nëntor, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Konstandino Kacifas, i vrarë në përballje me forcat RENEA.

Ceremonia e varrimit të 28-vjeçarit minoritar u shndërrua në një shfaqje antishqiptare, me thirrje nacionaliste dhe protesta nga pjesëmarrësit. 52 shtetas grekë mes të cilëve edhe eurodeputetja qipriote eleni theocharus u shpallën “non grata” në Shqipëri pas këtij demonstrimi.

Të këshilluara

Kryebashkiaku Veliaj — makinë tenderimesh

Në më pak se tre vjet, që nga ardhja në pushtet e Erion Veliajt, Bashkia Tiranë ka tenderuar rreth 242 milionë euro para publike ose rreth 80 milionë euro në vi...

19:21

Bullgaria kërkon blerjen e Telekom Albania

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të teleko...

16:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI