Flash

Gladiatori Osmani sulmon drejtuesit e Skënderbeut në rrjetet sociale: "A ishte ky tradhëtari, por kush e donte më shumë se ky Romën"

Lapsi.al 30 November 2018
Gladiatori Osmani sulmon drejtuesit e Skënderbeut në rrjetet sociale:

Të shtunën është Skënderbeu-Teuta, koha e duhur për ndonjë ish, të heqë gurët nga këpucët. Shumë gjëra ndodhën në verë tek Skënderbeu: klubi, i goditur nga UEFA, hoqi dorë nga disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, dikush i larguar për një ofertë më të mirë, dikush tjetër sepse mendoi që në Korcë nuk kishte më të ardhme futbolli. Një prej tyre, i akuzuar gjithnjë e më shumë, është Tefik Osmani, vetëm se historia e transferimit të tij tek Teuta ka edhe një variant tjetër, të cilin qendërmbrojtësi korcar lajmëron se do ta bëjë publik shumë shpejt.

Por ndërkohë, me një postim në rrjetet sociale siluron drejtuesit e Skënderbeut, me imazhin e Gladiatorit dhe krahasimin në histori, që nuk lë dyshime për akuzat e mbrojtësit ndaj bardhekaltërve.

"Jam i sigurtë që dhe ty ta kanë treguar këtë film, por nuk është ashtu sic ta kanë treguar. Do ta tregoj unë të vërtetën e madhe vetëm prit pak ditë", është një nga komentet e mbrojtësit në përgjigje të kujt përfshihet në një cështje, që për Osmanin është shumë e rëndësishme.

Qendërmbrojtësi, që ka luajtur në karrierë edhe me kombëtaren, do të vizitojë Korcën me Teutën e tij dhe pavarësisht deklaratave të dashurisë për Skënderbeun, do të kërkojë të marrë rezultat për ta afruar skuadrën durrësake gjithnjë e më pranë Europës, që është edhe objektivi kryesor i bregdetarëve.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI