Flash

Europa, “mollë e ndaluar” për futbollistët shqiptarë

Lapsi.al 30 November 2018
Europa, “mollë e ndaluar” për futbollistët

Kërkojmë rezultatet me kombëtaren, por ndërkohë nuk është se futbollistët shqiptarë po shkëlqejnë me klubet e tyre, e pjesa më e madhe e tyre gjejnë vështirësi të marrin minuta në fushëm, në arenën që ka rëndësi. Nuk ka qenë një javë e mbarë për futbollistët shqiptarë që luajnë në kompeticionet Europiane: askush prej tyre nuk e ka parë fushën e lojës në mesjavë në Champions dhe Europa League, me përjashtim të Elseid Hysajt, edhe ai jo si titullar.

Pankinë e rezervuar për Eros Grezdën, lojtarin e transferuar me bujë të madhe në Skoci, e ndaj të cilit pritshmëritë janë të mëdha. Rangers ka barazuar pa gola me Villareal, duke mbetur një javë nga fundi jashtë zonës kualifikim. E megjtihatë Steven Gerrad nuk ka preferuar të hedhë në fushë ëingerin shqiptar, ashtu si ka bërë në fundjavë edhe në kampionat. Ndoshta ka ndikuar dalja me karton të kuq e Candeias, në fund të pjesës së parë, por kur dukej se Grezda po fitonte terren në Ibrox, Gerrard po tregon të kundërtën.

90 minuta vuajtje në pankinë edhe për Ansi Agollin, që ka parë Qarabag të shkatërrohet totalisht 1-6 nga Sporting në grupin E. Ish-kapiteni kuqezi nuk është preferuar as si alternativë nga tekniku, Gurban Gurbanov, por nuk është se mund të bënte dicka më shumë kundër furisë portugeze.

E paralajmëruar mungesa e Thomas Strakoshës në transfertën me Apollon. Portieri i kombëtares nuk ka udhëtuar fare me Lazion, por edhe adoleshenti Marco Alia që është përfshirë në listën e Europa League, e ka parë ndeshjen nga pankina.

Në fakt, befasia më e madhe ka qenë Elseid Hysaj i vetmi kuqezi që luan në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik për klube. Mbrojtësi i djathtë nuk është preferuar titullar nga tekniku Carlo Ancelotti për takimin delikat kundër Crvena Zvezdës, e këtu nuk bëhet fjalë për ta ruajtur shqiptarin nga presioni i tifozerisë serbe. Shkodrani po gjen vështirësi me ardhjen e Ancelottit dhe ka humbur shkallë të rëndësishme në hierarki, duke mos qenë më i palëvizshëm në formacion, gjë që e tregoi edhe ndeshja me serbët ku u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI