Flash

Golat e derbit/ Partizani përmbys Tiranën në fund të lojës

Lapsi.al 30 November 2018
Golat e derbit/ Partizani përmbys Tiranën në fund të

Një derbi, i bukur e i vërtetë, ashtu si i takon përballjes që etiketohet klasikja e futbollit shqiptar. Por edhe një herë triumfi i takon Partizanit, që ngjyros kryeqytetin të kuq dhe fluturon në krye të klasifikimit me moralin në qiell, për një fitore me përmbysje në derbi e për zhbllokimin e Rubin Hebajt, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. I ka të gjitha arsyet Skënder Gega për të qenë i lumtur.

Tirana u braktis në castin më të vështirë nga tifozët e saj. Fanatics që duhet të ishin mbështetja më e madhe e bardhebluve, që rrezikojnë seriozisht rrëzimin një tjetër herë në Kategorinë e Parë, nuk u prezantuan në Selman Stërmasi për motive "parimore". Pas 14 ndeshjesh pa fitore në fakt, duhej një zemër e madhe për të besuar se gjërat mund të ndryshonin në derbin 151 të kryeqytetit.

Nuk i ndihmoi 24 herë kampionët as "macja e zezë", që skaramantikët e panë si shenjë nga lart, për një fat që mund të ndryshonte këtë herë, e që më në fund do ti nxirrte bardheblutë kokëlartë nga stadiumi i tyre, ku ishin miq. E besuan aq shumë, sa kur Trashi përplasi topin në traversë e në kampin tjetër Grend Halili e zhyti në rrjetë, u duk se profecia (ajo e maces) mund të përmbushej.

Por llogaritë nuk ishin bërë me zgjimin e Rubin Hebajt. E kush e kishte llogaritur shkodranin e vogël, që në këtë kampionat nuk e kishte dërguar topin kurrë në rrjetë e aq më pak se Rubini i Partizanit do të merrte shkëlqimin me dy gola në derbi, duke fundosur Tiranën.

 

Halili, presidenti, u emocionua shumë nga goli i të birit në fushë. Ishte si hakmarrja e të rënit, kundër atyre tifozëve që e bojkotuan dhe e kritikojnë. Vetëm se emocionet iu venitën. Partizani e coi në 15 serinë në ndeshjet derbi pa humbje dhe këtë herë Hebaj, që ngjason me emër uragani, mund të përfshijë Tiranën në një krizë ku pasojat mund të godasin këdo.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI