Flash

Defekt i rëndë në avionin e Angela Merkel, mbërrin me vonesë në samitin e G20

Lapsi.al 30 November 2018
Defekt i rëndë në avionin e Angela Merkel, mbërrin me

Pas një orë fluturimi në drejtim të Argjentinës për të marrë pjesë në punimet e samitit të G20-s, avioni qeveritar A340 "Konrad Adenauer" me kancelaren, Angela Merkel u desh të ndalej të enjten në mbrëmje (30.11) në aeroportin e Kölnit. Sipas informacioneve të mediave ka pasur një kolaps të plotë të sistemit të komunikacionit, që konsiderohet si "emergjencë e rrezikshme". Prandaj pilotët kishin vendosur të ndërprisnin menjëherë fluturimin. "Der Spiegel" shkruan, se vetëm përmes telefonit satelitor ishte mundësuar që ekuipazhi në bord të komunikonte me qendrën drejtuese për të kryer zbritjen në aeroportin e Kölnit.

Deutschland Flughafen Köln/Bonn - Kanzlerin Merkel muss Flug zu G20 unterbrechen (Reuters/A. Rinke)

Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Edhe dpa raporton se ishtë shkëputur tërësisht lidhja e nevojshme që duhet për komunikimin elektronik.

Merkel Mist Opening G20 Top Voorzorgslanding Met Vliegtuig In Keulen

Kancelarja gjermane po ashtu konfirmoi se ka pasur "një defekt serioz". Por ajo u shpreh të premten në mëngjes me fjalë shumë të mira për kapitenin dhe ekipin e tij. "Kam pasur një ekip shumë shumë të shkëlqyer". Komandon e ka pasur "kapiteni më me përvojë".

Image

Tani dihet që delegacioni gjerman, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Olaf Scholz nuk do të jetë në kohën e duhur në hapjen e samitit të G20-s në Argjentinë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh, se një fluturim i mëtejshëm i drejtpërdrejtë me një avion tjetër nuk është i mundur, fluturimi do të kryhet deri në Madrid me avion zyrtar, pastaj me linja deri në Buenos Aires. Kancelarja do të përpiqet të jetë prezente në programin e mbrëmjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-s.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI