Flash

Daniel Serwer: Nuk besoj se marrëveshja Kosovë - Serbi është afër edhe pse e kërkon SHBA

Lapsi.al 30 November 2018
Daniel Serwer: Nuk besoj se marrëveshja Kosovë - Serbi është

“Fakti që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton u kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës për të arritur marrëveshje dhe në bisedimet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ata kanë vlerësuar se “është koha e duhur”, nuk do të thotë se marrëveshja është afër”, - thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

“Nuk është gjë e keqe për të bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, por unë nuk shoh se ky moment është diçka i veçantë… Vetëm sepse ata thonë se “marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur”, nuk do të thotë se do të ndodhë. Dhe kjo nuk duket bindëse. Unë shpresoj se ka diçka përmbajtjesore prapa këtyre fjalëve… Të dyja palët duhet të ulen dhe të zgjidhin çështjet e hapura, por nuk shoh ndonjë indikacion se kjo po ndodh tani”, - ka thënë Serwer.

Profesori i John Hopkins, gjatë një interviste për VOA në gjuhën serbe, mendon se ideja e re e Thaçit për “definimin e kufijve” është më e mirë se ideja e “korrigjimit” ose “ndarjes etnike”.

“Dihet se ku është kufiri i Kosovës. Çështja kryesore nuk do të jetë përcaktimi i tij, por demarkacioni. Natyrisht, kur është fjala për demarkacionin, është gjithmonë e nevojshme të llogaritet në korrigjime të vogla, sepse kufiri nuk mund të kalojë nëpër dhomën e dikujt. Për shembull, Maqedonia dhe Kosova e bënë atë dhe ishte e suksesshme dhe të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet”, - ka shtuar tutje Serwer.

Ai vlerëson se “Kosova dhe Serbia nuk janë afër marrëveshjes, ndër të tjera edhe për shkak të taksës që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit”.

"Nëse liderët kanë vullnet politik, ka shumë vende ku mund të takohen. Në Bruksel, edhe pa media. Unë mendoj se të dy presidentët kanë arsye shumë të mira për t’u pajtuar. Kjo situatë është e dëmshme për Serbinë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE dhe gjithashtu e ndalon Kosovën në rrugën e saj drejt BE. Mendoj se presioni ndaj dy liderëve do të jetë i madh, por nëse ata kanë vullnetin politik për t’u takuar – qyteti nuk është problem. Këtu, mundem në zyrën time, nëse dëshirojnë”, - ka përfunduar Serwer.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI