Flash

Vrasja në Bllok: ‘Konflikti nisi në Holandë, Ervis Martinajn e duan në burg’

Lapsi.al 29 November 2018
Vrasja në Bllok: ‘Konflikti nisi në Holandë, Ervis

I ftuar në studion e ’45 minuta’ gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka folur për vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok. Gazetari ka thënë se për vrasjen në ish-Bllok ka patur negociata me komandon e shpallur në kërkim, Merviol Bilo, por pa sukses. Hoxha tha se ka shumë të interesuar që biznesmeni Ervis Martinaj të qëndrojë brenda në burg, dhe kjo sipas tij shihet nga hetimet.

“Nga njëra palë nuk ka persona të arrestuar. Po shikohet që të rëndohet situata ku ndodhet Ervis Martinaj. Për Forcat Speciale të Ushtrisë, atë që e kemi cilësuar si ‘komando’, ata kanë qenë në zona lufte direkt, janë kryesisht trupa të përballura me konflikte. Është tentuar që të synohet një dorëzim që t’i bëhet favor gjatë procesit. Palët janë përpjekur të mbrojnë familjarët e tyre. Historia nuk u mbyll në 4 tetor, në 4 tetor filloi. Është parë një angazhim i madh i prokurorisë. Është zbërthyer telefoni i Martinajt. Po bëhet pengimi i daljes së tij nga burgu”.

Gazetari ka folur edhe për Eldi Dizdarin, kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i konteinerit që u kap në fillim të vitit me 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, emër që tashmë është përfshirë në hetime pasi dyshohet se është konfliktuar me Ervin Matën para lokalit. Hoxha tha se zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka nisur në Holandë.

“Ka një tjetër çështje që është ajsberg. S’kemi asnjë hetim. Ka një personazh të ri në këtë ngjarje, është një personazh me background, Eldi Dizdari. Nuk është pa histori. Janë histori që njihet për trafikun e narkotikëve të fortë. Njësoj si në Vlorë, që janë të njëjtët që vijnë nga Belgjika. Përplasen më pas këtu në Shqipëri. Zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka filluar në Holandë. Kjo dëshmon që ngjarja nuk është rastësore. S’është histori banale. Ka një përfshirje të agjencive ligjzbatuese. Është përfshirë Ambasada Amerikane që përmend emrin e Martinajt. Ndërhyrja e ambasadës është që të gjithë ata që po merren me këtë histori, prokurorët dhe gjyqtarët janë nën monitorim”.

Gazetari tha se deklaratat e Ambasadës Amerikane për Martinajn tregojnë se ka një interes që ngjarja në ish-Bllok të zbardhet.

“Ata s’e kanë hequr emrin e Tahirit që kur e kanë përfshirë. Mbaruan punë me Shullazin, tani është Tahiri. Deklaratat e ambasadës përfundojnë me Kush e ka radhën? Duket se pyetjet janë retorike, se ata e vendosin vetë kush e ka. Të zbardhet vrasja ne bllok. Ka shumë të interesuar që Ervis Martinaj që ai të mbetet në burg. Nga ana tjetër vijon hetimi për çfarë ka ndodhur,” tha Hoxha.

Të këshilluara

Acari mbërthen vendin

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të pësojnë rënie, duke shkuar deri në minus 4 gradë në zonat malore të vendit, ndërsa në zonat e ulëta, këto temperatura ...

19:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI