Flash

Video/ Suarez nuk është asgjë para Johnson: anglezi kacafytet dhe kafshon Allen përpara arbitrit

Lapsi.al 29 November 2018
Video/ Suarez nuk është asgjë para Johnson: anglezi kacafytet dhe
Gjakra të nxehtë dhe tensioni në majë gjatë ndeshjes së Championship mes Stoke City e Derby. Shtyrje e rrahje pas kartonit të kuq për futbollistin e Stoke, Etebo, por ajo që ndodh para syve të arbitrit të ndeshjes, England, është e pabesueshme. Bradley Johnson, mesfushori i Derby me trajner Frank Lampard, goditet pas shpine nga Allen e i kthen veprimin... me një kafshim! Të dy lojtarët ndëshkohen me karton të verdhë për episodin, pastaj lojtari i Derby zëvendësohet në pushim të lojës nga tekniku, ish-mesfushori i Chelsea, i tërbuar me lojtarin e tij. "Në pushim të ndeshjes më pyetën cfarë ndodhi. Provoi të më kafshonte, por kapi vetëm fanellën", është komenti i Joe Allen. Vitet kalojnë, por përpara këtyre imazheve nuk mund të mos vijë në kujtesë kafshimi i Suarez ndaj Chiellini në qershor të 2014 gjatë ndeshjes Itali-Uruguay në Botërorin e Brazilit. Edhe në atë rast pati vetëm karton të verdhë për "El Pistolero", por më pas u dënua me 9 ndeshje skualifikim për ndeshjet ndërkombëtare, katër muaj larg aktiviteteve futbollistike dhe 82mijë euro gjobë. Stoke ka lajmëruar se nuk ka ndërmend të bëjë apel, sado të dënohet Johnson.

Të këshilluara

Video/ Tottenham në avantazh ndaj Inter

Në një ndeshje delikate, Tottenham ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 80, duke befasuar Inter, që ishte shumë i kënaqur edhe me një pikë. Golin që po ve...

22:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI