Flash

Video-skandali/ Kujtuan se nuk ishin në transmetim: gazetarët e RAI fyejnë Inter

Lapsi.al 29 November 2018
Video-skandali/ Kujtuan se nuk ishin në transmetim: gazetarët e RAI

Gjatë pushimit të ndeshjes së Champions League mes Tottenham e Inter, telekronisti i Rai, Antonio Di Gennaro, ka artikuluar fjalën “skuadër koti” duke menduar se nuk ishte në transmetim. Komenti duket se i drejtohet formacionit zikaltër e ka gjeneruar shumë polemika në rrjetet sociale.

Di Gennaro ka provuar të mbrohet, duke tentuar të sqarojë cështjen përmes një postimi në profilin e tij në Facebook: “Termi ‘skuadër koti’ nuk i referohej Inter, por një pyetje direkte që më kishte bërë kolegu, përpara se të futeshin në transmetim, mbi skuadrën e ish-trajnerit tim Fatih Terim (Galatasaray), edhe një herë i mundur në Rusi. Më vjen keq për keqkuptimin. Nuk do mundja kurrë, mbi të gjithë për tifozët e shumtë zikaltër”.

E gjithë cështja tani është tek besimi në fjalët e Di Gennaro dhe në faktin se a mund të pyetet mbi një situatë pa lidhje me ndeshjen për të cilin po futeshin live dy gazetarët e RAI, pikërisht pak sekonda përpara transmetimit...

https://www.youtube.com/watch?v=W6yUkR_gM4s

Të këshilluara

Video/ Tottenham në avantazh ndaj Inter

Në një ndeshje delikate, Tottenham ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 80, duke befasuar Inter, që ishte shumë i kënaqur edhe me një pikë. Golin që po ve...

22:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI