Flash

VIDEO/ Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqip për Ditën e Pavarësisë

Lapsi.al 29 November 2018
VIDEO/ Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqip për Ditën e

Një rast i rrallë vjen nga parlamenti kanadez. Në seancën e së mërkurës, deputetja Julie Dabrusin ka mbajtur një fjalim në parlamentin e saj për nder të 28 nëntorit. Ajo është ndalur shkurt edhe historinë e kësaj dite për shqiptarët.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, - tha deputetja Dabrusin duke shtuar: “Pas 5 shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si “Dita e Flamurit”, - tha ajo Në fund ka uruar shqiptarët “Gëzuar Festën e Pavarësisë!”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Katër aksidente brenda pak orësh

Një aksident është shënuar tek kthesa e Kamzës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 07:30- 08:00 makina ka përplasur një kalimtare të moshës 53 vjeçe. Drejtu...

11:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI