Flash

Rexhep Qosja: Pse jam “pro” shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Lapsi.al 29 November 2018
Rexhep Qosja: Pse jam “pro” shkëmbimit të territoreve me

Akademiku kosovar Rexhep Qosja është pro idesë së “korrigjimit të kufijve” me Serbinë, por thotë se kjo nuk është terminologjia e duhur. Sipas tij, “shkëmbimi i territoreve” është zgjidhja me e mirë e problemeve mes Kosovës e Serbisë. Akademiku mbështet idenë e ndryshimit të kufirit, por sqaron keqkuptimet që janë hasur në këtë proces.

“Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi “ndarje e Kosovës”. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës”, - ka thënë Qosja.

Qosja tregoi pse është pro këtij projekti, që sipas tij ka ardhur nga intelektualët shqiptarë, jo nga Serbia.

“Shkëmbimi i territoreve: i veriut të Mitrovicës, natyrisht pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, - thotë Qosja.

Deklaratat e Hashim Thaçit se bashkimi Luginës me Kosovën duke mos dhënë asgjë, e sheh si folklor politik. Qosja thotë se ata duhet ta pranojnë se çdo gjë mund të realizohet vetëm duke i dhënë Serbisë, veriun e Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

Të këshilluara

Prishtinë, Katedralja 'vishet' kuq e zi

Sonte Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë ka marrë një pamje shumë të veçantë për nder të festës së 28 Nëntorit. Në muret e katedrales është duke reflektuar ...

22:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI