Flash

Protesta te 'Astiri', arrestohen 2 persona, procedohen 20 të tjerë

Lapsi.al 29 November 2018
Protesta te 'Astiri', arrestohen 2 persona, procedohen 20 të

Për protestën e 'Astiri', e cila vijoj prej 25 ditësh, policia e Tiranës njofton arrestimin e dy personave dhe procedimin në gjendje të lirë të 20 të tjerëve. Të arrestuarit janë Romeo Llulla dhe Kujtim Ylli. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm, pengim të qarkullimit të mjeteve, shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr.6 arrestoi dy shtetas për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim si dhe procedoi në gjëndje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasit:R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, K. Y., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit: K. Y., 21 vjeç, A. Ç., 58 vjeç, E. R., 28 vjeç, K. B., 32 vjeç, A. V., 29 vjeç, A. M., 46 vjeç, B. Ç., 38 vjeç, A. D., 62 vjeç, Sh.H., 24 vjeç, L. P., 31 vjeç, F. P., 51 vjeç, G. Q., 59 vjeç, Sh. S., 49 vjeç, L. K., 45 vjeç, F. A., 51 vjeç, R. D., 43 vjeç, K. V., 53 vjeç, I. N., 18 vjeç, E. F., 15 vjeç dhe Sh. B., (të gjithë banues në Tiranë). Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore. Materialet në ngarkim të tyre iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

PE pro hapjes së negociatave në 2019

Parlamenti Europian ka mbështetur idenë e hapjes së negociatave për Shqipërinë në verën e vitit 2019, ndërsa rezoluta e hartuar nga raporteri, Knut Fleckenstein...

15:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI