Flash

Maqedoni, ndahet nga jeta antishqiptari i tërbuar

Lapsi.al 29 November 2018
Maqedoni, ndahet nga jeta antishqiptari i tërbuar

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare një nga antishqiptarët më të mëdhenj të historisë postmoderne, akademiku maqedonas, Bllazhe Ristovski.

Ristovski i cili ka qenë kryeredaktor i Akademisë maqedonase, njohet gjerësisjht për qëndrimin e tij fyes dhe antishqiptar. Ka vdekur në moshën 87-vjeçare ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase, akademiku

Në enciklopedinë e vitit 2009-të, shqiptarët ishin quajtur barbarë të cilët vinin nga malet e veriut të Shqipërisë dhe uzurponin tokat maqedonase gjatë shekullit VII.

“Prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë”, shkruante ndër të tjerat në enciklopedinë maqedonase, ky kryeredaktor ishte Ristovski.

Për shkak të të pavërtetave ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë, ASHAM e tërhoqi nga qarkullimi enciklopedinë e publikuar në shtator të vitit 2009. Asokohe u formuar një këshill që duhej të bëjë revidimin e enciklopedisë, por i njëjti nuk ka kryer ndonjë funksion. Dhe derisa flitej e përflitej për të njëjtën, gjysma e kopjeve të botimit u shpërnda me "gabimet" ekzistuese.

Të këshilluara

PE pro hapjes së negociatave në 2019

Parlamenti Europian ka mbështetur idenë e hapjes së negociatave për Shqipërinë në verën e vitit 2019, ndërsa rezoluta e hartuar nga raporteri, Knut Fleckenstein...

15:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI