Flash

Konflikti Rusi-Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin

Lapsi.al 29 November 2018
Konflikti Rusi-Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka anuluar një takim të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin, i cili do të mbahej në Samitin e G20 në Buenos Aires të shtunën.

Anulimi i takimit u njoftua nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Sipas mediave amerikane, anulimi i këtij takimi të parashikuar për të shtunën në Argjentinë është bërë nga tensioni i ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump kishte dyshuar më parë nëse takimi do të zhvillohej, ndërsa në një prononcim për “Washington Post” një ditë më parë, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se gjithçka mund të anulohet, duke cituar si shkak tensionet e anijeve luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tre anije të Marinës së Ukrainës u kapën nga Rusia duke u përpjekur të kalonin të dielën midis Detit të Zi dhe Detit Azov. Ndërsa Kievi tha se e kishte njoftuar Rusinë për kalimin, ndërsa Moska zyrtare theksoi se nuk e kishte marrë një informacion të tillë.

“Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anulonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!”,- shkroi Trump në Twitter.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI