Flash

Klopp fantastik në mix-zone: "500 mijë ndalesa, n'a bënë të dukeshim kasapë"

Lapsi.al 29 November 2018
Klopp fantastik në mix-zone: "500 mijë ndalesa, n'a
Liverpool duhet të mundë tashmë Napoli në ndeshjen e fundit të grupit të Champions League për të kaluar raundin, por në kampin e Reds janë të shumta keqardhjet e mbi të gjitha ankimet mbi të gjitha në lidhje me sjelljen e kundërshtarëve. Sfida në Parc de Prince kundër Paris Saint-Germain, a përfunduar 2-1 për francezët, por në pjesën e dytë ka qenë një lojë pa ritëm e ndërprerë në vazhdimësi me faullat e fituar nga Neymar e të tjerët. Në përfundim të ndeshjes, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, e ka vënë theksin ironikisht pikërisht në këtë fakt, duke akuzuar lojtarët e PSG se kanë abuzuar me lojën e shëmtuar. “Nuk dua të them se Psg nuk e meritoi, pòr…”, e ka nisur kështu intervistën në mix-zone pas ndeshjes tekniku gjerman i Liverpool, që merret vecanërisht me pjesën e dytë të ndeshjes: “Neymar u tregua inteligjent. Fitonte faulle për të ndaluar ritmin, mbi të gjithë duhet të them ai u tregua dinak. Në fakt shumë lojtarë rrëziheshin në tokë, sikur kishin pësuar ndonjë dëmtim të rëndë. Rrëzoheshin sikur të kishin vdeklur e pastaj coheshin. N'a bënë të dukeshim si kasapë. Në pjesën e dytë pati 500 mijë ndërprerje e arbitri mendon se e ka bërë mirë punën e tij. Mund ti jepte karton të verdhë. Nëse dikush rrëzohet pa motiv, është i verdhë, sjellje antisportive”.

Të këshilluara

Video/ Tottenham në avantazh ndaj Inter

Në një ndeshje delikate, Tottenham ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 80, duke befasuar Inter, që ishte shumë i kënaqur edhe me një pikë. Golin që po ve...

22:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI