Flash

Katër aksidente brenda pak orësh

Lapsi.al 29 November 2018
Katër aksidente brenda pak orësh

Një aksident është shënuar tek kthesa e Kamzës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 07:30- 08:00 makina ka përplasur një kalimtare të moshës 53 vjeçe. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka ndihmuar gruan për ta dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e shpejtë.  Fatmirësisht 53 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet hetimore do të zbardhin shkakun e aksidentit, pamjet e të cilit mbërritën në redaksinë e Ora Neës.

Ky është aksidenti i katërt që është shënuar gjatë ditës së sotme.

Në Maliq makina doli nga ura duke rënë në lumin Devoll. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit vetëm 24 vjeç.

Ndërkohë në Gjirokastër një 52 vjeçar në gjëndje të dehur ka ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Aksidenti u shënua në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N”.

"B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Gruaja pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa 52 vjeçari është arrestuar.

Ndersa në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan,  shtetasi S.L.,  46 vjeç,  banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip "Iveko"me targa AA 449 NU, ka aksidentuar fëmijën e  mitur K.T., 6 vjeç,  banues në fshatin Hysgjokaj. Fatmirësisht i vogli është  jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Prishtinë, Katedralja 'vishet' kuq e zi

Sonte Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë ka marrë një pamje shumë të veçantë për nder të festës së 28 Nëntorit. Në muret e katedrales është duke reflektuar ...

22:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI