Flash

Hajduti shqiptar me gruan u "fik derën" miqve italianë, përgjigjet e tyre ishin 'fatale'

Lapsi.al 29 November 2018
Hajduti shqiptar me gruan u "fik derën" miqve italianë,

Një 41 vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg dhe 1 mijë euro gjobë nga gjykata në Aosta të Italisë, ndërsa partnerja e tij, një 32 vjeçare italiane, do të dënohet më 21 janar.

Sipas "Ansa", Anton Ndreka, përfundoi në burg në muajin shkuar, pasi akuzohet për vjedhje.

Ndaj tij, rëndon akuza e grabitjes së 5 apartamenteve në mes të vitit 2014 dhe tetorit 2017. Pretë e tij ishin kryesisht bizhuteri dhe sende personale.

Në periudhën e arrestimit, policia lokale shpjegoi se përfundoi në gjurmën e çiftit, duke marrë parasysh mënyrën se si i kishin kryer vjedhjet. Pesë denoncimet kishin përfunduar në polici, thuajse të gjithë jepnin të njëjtat karakteristika.

"Autorët shfrytëzuan marrëdhëniet që ekzistonin midis tyre dhe viktimave me një dinakëri të caktuar. Falë informatave të vjedhura - p.sh. ku ndodheshin çelësat rezervë, ata hynin në apartamente".

Hetuesit italianë kanë zbuluar mënyrat se si vepronte çifti për të kryer aksionin.

"Strategjia e vjedhjeve - sipas hetuesit - konsiston në krijimin e një marrëdhënieje besimi sipas momentit, të tipit "Në çfarë ore largoheni? " "A është qeni atje?" "Ku i leni gjerat?" "Ku i mbani bizhuteritë?".

Në këtë mënyrë, Ndreka zbulonte dhe ku ishin çelësat dhe pasi pronarët ktheheshin në shtëpi, sendet e tyre të çmuara ishin zhdukur.

"Elementi që bëri të mundur lidhjen e pesë rasteve përfshinte disa bizhuteri që vetëm një person i caktuar mund t'i dinte se ku ishin atë ditë", shtoi prokurori.

Çifti kishte edhe fëmijë, ndaj imazhi i të cilëve nuk është bërë publike./ora news

Të këshilluara

Acari mbërthen vendin

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të pësojnë rënie, duke shkuar deri në minus 4 gradë në zonat malore të vendit, ndërsa në zonat e ulëta, këto temperatura ...

19:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI