Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë
Andi Bushati:LSI po sillet si parti e kapur
Pra sipas zonjës së LSI, megjithëse hedh firmat për të këqiat “Lalin” e detyron kryeministri, kurse punët e mira i bën vetë. Mirë po ky qëndrim i përsëritur shpesh nga kryetarja, duket se nuk përputhet me mendimin e paraardhësit të saj aftashkurtër, Petrit Vasilit. Duke iu referuar thënies misogjine të Veliajt për gishtat e prerë të polices Ina, ish kreu i LSI-së tha dy ditë më parë se Veliaj i përket një race që nuk ka vlerë pa karrigen pas së cilës është ngjitur: “…ky kryetari i bashkise e te tjere si ky,produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s'e kane më”. Por, më i ashpër ka qenë reagimi i sh ministrit të drejtësisë të LSI-së, Ylli Manjanit, i cili shpërtheu menjëherë pas thënieve të përçartura të Kryemadhit. “Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave”, shkroi këtë të shtunë Manjani. Duke i’u kundërvënë drejtëpërdrejt Kryemadhit ai vazhdoi: “Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës. Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme”. Natyrisht si qëndrimet e Vasilit dhe ato të Manjanit shkojnë në vijim të qëndrimeve të opozitës. Por, në këtë kronologji, ato që çudisin janë zigzaket haluçinante të bashkëshortes së Ilir Metës. Nga thëniet e saj nuk kuptohet nëse ajo do të jetë në opozitë apo në pushtet për zgjedhjet e Tiranës. Nuk kuptohet gjithashtu se si ajo vazhdon të amnistojë një njeri që e ka akuzuar se i ka blerë anëtarët e këshillit bashkiak, për të bërë korrumin që i duhej PS. Këto pikpyetje kanë vetëm një shpjegim: nëse ata këshilltarë bashkiakë, Monika i ka shitur vetë. Apo nëse më keq akoma, ajo është politikanja që përshkruan Edi Rama, që qëllon me çizme për të marrë pjesën e saj të tepsisë. Sepse sjellja e Kryemadhit ndaj kryebashkiakut, që po huton edhe LSI-në, i ngjan sjelljes së një politikaneje me lugë në brez. ©Lapsi.al