Flash

“Die Presse” godet Ramën: Shqipëria mes drogës dhe miqësisë me Erdoganin

Lapsi.al 29 November 2018
“Die Presse” godet Ramën: Shqipëria mes drogës dhe

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga droga; “njeriu i fortë” socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”.

Kështu thuhet në një artikull i të përditshmes austriake “Die Presse” në një koment të botuar nga Karl-Peter Schwarz. Ai analizon përkeqësimin e shtetit ligjor dhe problemet me korrupsionin dhe kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit. Autori i analizës thotë se në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë, citon lapsi.al.

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. “Njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë “Fondacioni Maarif” bleu Universitetin New York.

Në themelimin e Air Albania dhe në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive. Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur” – shkruan “Die Presse” në artikullin e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI