Flash

Vrasja në bllok/ Në kërkim biznesmeni në konflikt me Ervin Matën për një sasi të madhe kokaine

Lapsi.al 28 November 2018
Vrasja në bllok/ Në kërkim biznesmeni në konflikt me Ervin

Një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen e 4 tetorit në zonën e Blokut në kryeqytet. Bëhet fjalë për biznesmenin Eldi Dizdari, i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas burimeve të 'Neës 24', Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas informacioneve të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI