Flash

Selena Gomez jep intervistën e parë pas daljes nga psikiatria

Lapsi.al 28 November 2018
Selena Gomez jep intervistën e parë pas daljes nga psikiatria

Lajmi se Selena Gomez ishte rikthyer në rrjetet sociale, gëzoi të gjithë fansat e saj. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Heart wants what it wants” ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” në lidhje me shëndetin e saj, koleksionin e fundit sportiv si dhe pasiguritë që ajo ndjen. Siç dihet, Selena Gomez qëndroi për disa javë në spital si pasojë e krizës mendore që pësoi.

“Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të përdor të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Do të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm.” – rrëfen Selena për “Elle”.

Pas problemeve me shëndetin mendor, Selena i është përkushtuar vetëm punës dhe miqve të saj më të mirë.

“Unë dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa herë.

Të këshilluara

Seldi rrëfen arsyen e ndarjes nga Mimoza

Do të ishte puntata e parë e spektaklit “Dance With Me” me 17 shtator, kur këngëtari Seldi Qalliu të konfirmonte ndarjen nga Mimoza Shkodra. “Jo nuk jemi më bas...

18:38

Emrat e vërtetë të personazheve të huaj

Disa aktorë dhe këngëtarë parapëlqejnë të përdorin emra arti apo shkurtime te emrave të tyre. Disa na paraqiten me nofkat e fëmijërisë apo vënë emrat e idhujve ...

16:00

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI